“Shoku im” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga Korab Shaqiri.
Kjo këngë, e cila është dedikim për shokun e tij të ndjerë, u përfol si jo origjinale pasi teksti doli të jetë i publikuar kohë më parë.
I kontaktuar nga Telegrafi, Korabi ka thënë se teksti nuk mund të quhet i vjedhur përderisa ai e ka cekur poshtë videos në “Youtube” se teksti është shkruar nga Fatos Arapi dhe është modifikuar nga vetë këngëtari.
Kjo këngë e publikuar tre ditë më parë është e punuar nga Korabi ndërsa e realizuar me video nga produksioni “Imagine”./Telegrafi/.
https://www.youtube.com/watch?v=H75YNwY0wGA