Korab Shaqiri e ka publikuar këngën e tij më të re që titullohet “Shoku im”.
Ngjashëm edhe siç është titulli, këngëtari ka njoftuar se kjo këngë është dedikim për një shok të tijin, i cili ka ndërruar jetë në moshë shumë të re.
Më herët, kantautori është shprehur se me shumë dhimbje e dashuri e ka kënduar këtë këngë.
Ndërkaq, vet Korabi e ka kompozuar dhe orkestruar këngën e re. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=H75YNwY0wGA