Telegrafi

“Korabi” i “Familjes Moderne” bëhet baba për herë të dytë (Foto)

Ai u bë i famshëm me rolin e Korabit të serialit Familja Moderne.

Megjithëse është larg projekte kinematografike, ai kohë pas kohe po informon fansat rreth jetës private.

Bëhet fjalë për Nëntor Fetiun, i cili i është shtuar familja edhe me një anëtar, transmeton Telegrafi.

Aktori është bërë baba për herë të dytë pas vajzës të cilën e kishte pagëzuar me emrin Herona.

Fetiu është bërë sot baba i një princeshe, të cilën sipas burimeve të Telegrafit e ka pagëzuar me emrin Hana.

Këtë emër ia ka propozuar vajza e madhe e aktorit, e cila ka kohë që i pëlqen ky emër.

Ndryshe, aktori është i martuar me Njomëza Fetiun, e cila gjithashtu është aktore e njohur shqiptare.

Kujtojmë se Nëntor ka pasur role të vogla episodike në disa projekte filmike në Kosovë. /Telegrafi/