Telegrafi

Korabi Corporation dhe Puratos – partneritet strategjik për inovacion dhe cilësi në sektorin e furrëtarisë, pastiçerisë dhe çokollatës në Kosovë

Nëse jeni një adhurues i furrëtarisë, pastiçerisë dhe çokollatës, kemi një lajm të jashtëzakonshëm për ju.

Korabi Corporation, kompania e njohur e Kosovës në sektorin e furrëtarisë dhe pastiçerisë, ka filluar bashkëpunimin liderin ndërkombëtarë të prodhimeve të furrave, pastiçerisë dhe çokollatës, për të krijuar një bashkëpunim të fortë dhe inovativ në tregun vendor dhe rajonal.

Pas partneritetit të ngushtë të formuar, korporata e re e sapokrijuar quhet “Korabi Puratos”. Ky partneritet ka për qëllim të përmirësojë praninë dhe prezantimin e Puratos në tregun e Kosovës dhe në të gjithë rajonin.

Korabi Puratos do të angazhohet në përmirësimin e zgjedhjes së produkteve dhe në ofrimin e zgjidhjeve të jashtëzakonshme të produkteve për klientët në sektorin e furrave, pastiçerisë dhe çokollatës.

Në rolin e tij të ri, Korabi Puratos do të shpërndajë një gamë të gjerë të produkteve të cilësisë së lartë të Puratos. Përdorimi i përbërësve më cilësor dhe inovativë do të sigurojë që klientët të kenë akses në produkte të shkëlqyera që i plotësojnë plotësisht nevojat e tyre.

Ky partneritet përfaqëson një angazhim të përbashkët për ofrimin e zgjidhjeve inovative dhe cilësore në fushën e furrëtarisë dhe pastiçerisë në tregun e Kosovës.

Korabi Puratos do të ndihmojë në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të furrave, pastiçerisë dhe çokollatës në Kosovë duke sjellë teknologji të reja, produkte inovative dhe një përvojë shijesh të papërshkrueshme për konsumatorët.

Ky partneritet strategjik është një hap i madh për sektorin e furrëtarisë, pastiçerisë dhe çokollatës në Kosovë dhe rajonin. Korabi Puratos do të jetë një forcë inovative dhe kreatore në treg, duke sjellë produktet dhe shijet më të mira për konsumatorët.

Me teknologjinë e avancuar, përbërësit cilësor dhe angazhimin e tyre për shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve, Korabi Puratos do të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e sektorit të furrëtarisë, pastiçerisë dhe çokollatës në Kosovë dhe në tërë rajonin.