Telegrafi

Korab Shaqiri po vjen me “hit të verës”

“Dashuri e këputur” ishte kënga e fundit e Korab Shaqirit dhe u supozua se teksti i dedikohet shkurorëzimit me bashkëshorten.

Por, këngëtari ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se ndihet më i lumtur se kurrë më parë në jetë.

Kjo nuk ka ndikuar që të vazhdojë me aktivitetet tjera jetësore duke përfshirë ligjërimet para studentëve si dhe të merret me projektet e reja muzikore.

E një të tillë duket se ka filluar ta punojë në studion e vetë muzikore teksa pritet shumë shpejt të jetë para publikut.

“Së shpejti hiti më i ri i verës”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari në llogarinë personale të Instagramit.

Lexo po ashtu Ilir dhe Korab Shaqiri sjellin këngën kushtuar fëmijëve të Jasharajve (Video)

Theksojmë se ai së bashku me të atin, këngëtarin Ilir Shaqiri kishin sjellë muaj më parë një këngë kushtuar fëmijëve të Jasharajve.

Ndryshe, Korabi ka paralajmëruar edhe këngë të reja për këtë vit si dhe disa koncerte. /Telegrafi/