Telegrafi

Korab Shaqiri po bëhet baba për herë të dytë

Foto: Korab Shaqiri/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri përveç muzikës është i përfolur edhe për jetën e tij private.

Artisti dhe krijuesi i shumë hiteve pritet të bëhet baba për herë të dytë.

Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari gjatë një intervistë në emisionin “#Gjesi” në T7.

Foto: Korab Shaqiri/Instagram

Jashari, e cila është një stiliste dhe profesorësh në akademi ka folur rreth punës dhe organizimit të edicionit të 20-të të “Prishtina Fashion Night” që pritet të mbahet në verën e këtij viti.

Foto: Korab Shaqiri/Instagram

Gjatë intervistës, Lulkaçela zbuloi gjithashtu se është në pritje të ëmbël dhe krahas angazhimeve profesionale fokusi i saj është edhe ndaj jetës private.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Korab Shaqiri

“Jam në pritje të fëmijës së dytë dhe duhet tani  të punoj sa më shumë sa kam mundës”, është shkrehur bashkëshortja e këngëtarit.

Foto: Korab Shaqiri/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Korabi dhe Lulkaçela janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të një djali. /Telegrafi/