Telegrafi

Korab Shaqiri lanson klipin e këngës “Dashuri e këputur”

(Foto: Instagram/KorabShaqiri)

Korab Shaqiri e ka publikuar videon muzikore të këngës së tij më të re me titull “Dashuri e këputur”.

Arbnor Gashi e ka bërë muzikën e kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin së bashku me Ilir Shaqirin.

Orkestrimin e ka bërë vet Korabi, i cili po ashtu është kujdesur edhe për miksimin.

Ndërkaq, për masterizimin është angazhuar kompozitori i njohur, Edmond Zhulali.

Për realizimin e videoklipit është kujdesur produksioni AgProduction.

Në fund të muajit shkurt, Korabi erdhi me një bashkëpunim me babanë e tij, Ilir Shaqiri, me një këngë kushtuar fëmijëve të Familjes Jashari.

Lexo po ashtu Ilir dhe Korab Shaqiri sjellin këngën kushtuar fëmijëve të Jasharajve (Video)

“Ata u bënë dritë” titullohej kënga e re e dy këngëtarëve, të cilën e shoqëruan me një videoklip mjaft domethënës. /Telegrafi/