Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, ashtu si shumë kolegë të tij ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.
Këtë kohë, ai po e shfrytëzon për të qenë pranë fansave të tij përmes rrjeteve sociale.
Përveç imazheve të ndryshme nga përitshmëria, jo të pakta janë rastet kur figurat publike këto zhvillojnë edhe ironi me situatën e COVID-19.
Një gjë të tillë e ka bërë Korabi në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates.
Korab Shaqiri me shaka ka shkruar në mbishkrimin e saj se Bill është njeriu i vetëm të cilit i beson pasi sipas tij ai ka përvojë me viruse që nga Windows 95, referuar kështu viruseve kibernetike që kaplojnë pajisje softverike apo programet.
“Këtij njeriu i besoj kur flet për viruse! Se ky njeri ka pasur punë me viruse prej Windows 95”, ka shkruar Shaqiri në InstaStory.
Përndryshe, numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka kaluar shifrën e 126 personave. /Telegrafi/