Telegrafi

Korab Jetishi flet pas arrestimit: Ka qenë një keqkuptim, është organizuar ndejë normale

Korab Jetishi (Foto: Instagram/korabjetishi)

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) u raportua se është arrestuar një pronar i një lokali në Gjakovë, e që dyshohej se është Korab Jetishi.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtari ka pranuar se është arrestuar, duke theksuar se ka qenë një keqkuptim, pasi ishte organizuar një ndejë normale.

“Po është e vërtetë, më kanë arrestuar, më kanë mbajtur 24 orë, për shkak së ka qenë një keqkuptim, ka qenë një ndejë normale. Kemi bërë shpallje që e kemi hapur lokalin, policia kanë menduar që ka qenë me të ftuar”.

“Thanë që na duhet t’iu dërgojmë në polici për të dhënë deklaratë dhe të rri aty sipas ligjit të Prokurorit. Nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me jashtë orarit”, është shprehur ai.

Lexo po ashtu Arrestohet pronari i një lokali për shkelje të rregullave pandemike, dyshohet të jetë këngëtari Korab Jetishi?

Në raportin nga Policia Rajonale e Gjakovës është theksuar se në po të njëjtin organizim kanë qenë të pranishëm 120 persona, kurse Jetishi thotë se distance mes tyre është respektuar.

“Ai është restorant, vendi është shumë i madh, rreth një hektar është vetëm livadh që e kemi para lokalit, do të thotë që është respektuar distance, sikurse edhe çdo lokal tjetër me terasë”, përfundoi ai. /Telegrafi/