Site icon Telegrafi

Korab Luma me vetëm 17 vjet, debutoi me Prishtinën

photo by: @Shpend Ahmeti

Mesfushori i talentuar, Korab Luma, me vetëm 17 vjet ka debutuar për Prishtinën në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtina ka vazhduar t’i jap hapësira lojtarëve të rinj në skuadër dhe tashmë një tjetër i ri ka debutuar me kryeqytetasit.

Pas hapësirave për të rinjtë si Albin Prapashtica, Arlind Shabani dhe Endrit Baholli, trajneri Ismet Munishi ia ka dhënë minuta edhe një talenti tjetër.

Bëhet fjalë për mesfushorin 17-vjeçar, Korab Luma, i cili falë punës dhe besimit të Munishit ka debutuar tashmë me bardhekaltrit.

Mesfushori i ri debutoi në ndeshjen e zhvilluar ndaj Malishevës në udhëtim, të mërkurën pasdite, në kuadër të Albi Mall Superligën e Kosovës.

Luma e zëvendësoi Endrit Krasniqin në pjesën e dytë të takimit.

Lipjanasi që Prishtinës iu bashkua në verën e këtij viti është zhvilluar si futbollist te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat, derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17. /Telegrafi/

Exit mobile version