Telegrafi

Korab Jetishi flet rreth projektit të fundit dhe disa të pathënave rreth karrierës muzikore (Video)

Korab Jetishi ka sjell ditë më parë projektin e ri muzikor.

“Malli”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilin e ka shoqëruar me një videoklip, që deri më tani është shikuar mbi 40 mijë herë në YouTube.

E për videoklip dhe projektet e reja muzikore, djali i Shkëlzen Jetishit ka folur për emisionin Reload të RTV Dukagjinit.

Ai ndër të tjerash ka rrëfyer edhe disa të pathëna nga jeta private dhe karriera muzikore.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/