Site icon Telegrafi

Kopshti Zoologjik i San Franciscos në zi për ngordhjen e pinguinit të tyre në moshën 40-vjeçare

Kopshti Zoologjik i San Franciskos është në zi për humbjen e pinguinit të tij më të vjetër Magelanik.

Captain Eo, i cili mori emrin nga një film i shkurtër i Michael Jackson të vitit 1986 që ishte një atraksion i Disneyland, ngordhi të mërkurën në moshën 40-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Pinguini plak kishte humbur shumë shikimin dhe dëgjimin dhe kishte nevojë për teknika të veçanta të të ushqyerit, tha kopshti zoologjik.

Quinn Brown, ndihmës kuratori i zogjve të kopshtit zoologjik, tha se kapiteni Eo kishte ‘personalitetin e një zotërie të vjetër të sofistikuar’. /Telegrafi/

Exit mobile version