Organizata me qendër në Atalanta të Shteteve të Bashkuara e ka klasifikuar kopshtin zoologjik të Tiranës në vendin e 6, në radhën e kopshteve më të këqij.
Shqetësimi që ngrihet nga organizata është se përse duhet të mbahet hapur një kopsht i tillë, në këto kushte, kur nuk i shërben asnjë qytetari, madje as vetë kafshëve? “
Një kopsht zoologjik si ky që ndodhet në Tiranë nuk u shërben as vetë kafshëve, pasi ai nuk është një vend jetese dhe kujdesi për kafshët por është kthyer në një vend ngordhje për to”, shkruhet në vlerësimin e “Mother Nature Network”, transmeton shekulli.
Kopshti zoologjik i Tiranës, pak ditë më parë, u bë objekt i një skandali shumë të rëndë, ku kafshët e kopshtit u përleshën me njëri-tjetrin: njëri prej tyre ngordhi, duke ofruar një skenë tmerri.
Për të parë se cilat janë gjashtë kopshtet zoologjike më të këqija në botë, klikoni KËTU.