Site icon Telegrafi

Kopshti Shadzeh i Iranit, “një diamant në mes të shkretëtirës”

Kopshti Shazdeh i Iranit, i njohur ndryshe si Kopshti i Princit, është një vend çuditërisht plot gjelbërim dhe burime uji, i rrethuar nga shkretëtira e thatë.

I vendosur gjashtë kilometra nga qyteti Mahan, Shazdeh është një kopsht i ndërtuar që nga koha e dinastisë Qajar në fund të shekullit të 19-të.

I parë nga ajri, kopshti duket si një oazë, gjë që i tërheq mijëra vizitorë çdo vit, përcjell Telegrafi.

Ai përfshin pesë burime uji përmes teknikës Qanat të transportimit të ujit nga pusi përmes një ujësjellësi nëntokësor.

Me një sipërfaqe prej 5.5 hektarësh, kopshti që përmban gjelbërim, burime uji, pellgje dhe arkitekturë mahnitëse, tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota dhe ndryshe cilësohet si një diamant që shkëlqen në mes të shkretëtirës. /Telegrafi/

Exit mobile version