Kopshti Institucioni Parashkollor “Linda” që gjendet në Fushë Kosovë, organizoi më së miri programin e festiv 2020 për fëmijët që janë pjesë e tij.
Me emocione të shumta, performancën e të vegjëlve e ndoqën një audiencë e madhe e prindërve, të cilët shikonin me ëndje fëmijët e tyre në skenë.
Të vegjlit i përshëndeti drejtoresha e kopshtit, Marigona Gashani, duke iu uruar vit të mbarë.
Në skenë erdhi Babadimëri, i cili iu bashkua kërcimit me ta. Fëmijët përpos që u befasuan kur e panë Babadimërin, po ashtu u argëtuan me të gjatë programit
Në fund të programit, Babadimëri u kujdes që dhuratat të mos mungojnë për asnjërin prej asnjërit prej fëmijëve të këtij kopshti, si shpërblim për sjelljet e mira të treguara gjatë tërë vitit.