Telegrafi

Kopshti i fëmijëve “8 Marsi” reagon ndaj akuzave për ngrijten e flamurit të OBRM-PDUKM-së

Drejtoresha e kopshtit të fëmijëve “8 Marsi” nga Shkupi, Gabriela Stojanovska, ka reaguar përmes një shkrimi ndaj akuzave që i’u bënë me rasin e festës 23 Tetori, ku në vend të flamurit shtetëror, në kopsht kanë ngritur flamurin e partisë politike OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në emër të kopshtit “8 Marsi”, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë të punësuarve, demantojmë të gjitha akuzat e bëra dje nga media të ndryshme, në lidhje me vendosjen e një flamuri me simbole partiake në kopshtin e fëmijëve. Në punën tonë shumëvjeçare kemi treguar se i respektojmë të gjithë ligjet, duke përfshirë edhe ligjin për paraqitje të simboleve gjatës festave. Vlerësojmë se ajo që ndoshi mbrëmë është rast i montuar me të cilin duan ta njollosin punën e sukseshme të këtij kopshti dhe punën e kryetarit të komunës”, thotë mes tjerash drejtoresha e kopshtit.

Ajo theksoi se rastet e këtilla po dëshmojnë se disa mediave i’u pengon ajo që fëmijët kanë kushte të mira dhe prindërit e tyre janë të kënaqur dhe dëshirojnë të inskenojnë raste politike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Në vend të flamurit shtetëror ngritet ai i OBRM-PDUKM-së (Foto)