Site icon Telegrafi

Kopshtari i pakujdesshëm kultivonte marihuanë në bahçen e tij

"Policët kanë zbuluar rastësisht kanë fijet e marihuanës se si po vareshin në mesin e karafilave", ka thënë zëdhënësi i policisë në Hagë.

Pensionisti i Hagës ka premtuar se do ta shkatërrojë këtë plantazh të marihuanës për të cilin beson se e kanë mbjellë të rinjtë lokalë derisa ai po përkujdesur për karafilat e tij, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Qeveria holandeze në fillim të këtij muaji ka filluar aksionin me të cilin do të duhej të ndalonte rritjen e marihuanës në tokë.

Është interesante se kultivimi i marihuanës në Holandë është i ndaluar derisa shitja e saj dhe drogave tjera të lehta në shitoret e specializuara, të ashtuquajtura "coffee shops" me dekada është e lejuar.

Exit mobile version