Site icon Telegrafi

Kopshtarët e Strumicës shkelin ligjin duke shitur lakra pranvere pa çmim të përcaktuar paraprakisht

Kopshtarët e Strumicës e shesin frutin e parë të lakrës pa ndonjë çmim të përcaktuar. Tregtarët e blejnë atë pa u saktësuar se sa do të duhet që të paguhet lakra e pranverës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një praktikë e këtillë është në kundërshtim me Ligjin, praktika që vitin e kaluar u dënuan nga Insektoriati shtetëror i bujqësisë, duke u shqiptuar gjoba tregtarëve në Strumicë.

Bujqit thonë se kjo ndodhë për shkak të situatës politike që mbretëron në Maqedoni., kurse përfaqësuesit e shoqatave bujqësore thonë se praktika e këtillë është e pritshme.

Sipas Tv Telma, blerja e lakrës së pranverës filloi para dhjetë ditësh me një çmim prej 40 denarë për kilogram. Çmimi i tanishëm është 15 denarë për kilogram dhe është i lëvizshëm, respektivisht bie vazhdimisht./Telegrafi/

Exit mobile version