Telegrafi

Kopja identike e iPhone 6 kushton vetëm 115 dollarë në Android

Ka me dhjetëra kompani kineze që kanë krijuar modele të ngjashme me iPhone 6, por në këtë vit në panairin e Consumer Electronics Show në Las Vegas është gjetur edhe një model tjetër, për të cilin mbase vlen të flitet.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin Gold East MS9370 që duket shumë i ngjashëm me iPhone 6. Çdo gjë në këtë model është kopjuar nga telefoni origjinal i Apple, që nga madhësia e kornizave dhe skajeve përgjatë ekranit e deri tek ngjyra e artë që ta kujton versionin Gold të iPhone.

Më pas, versioni kopje i iPhone 6 ka edhe butonin e rrumbullakët në ballinën e telefonit, edhe pse në të mungon metali prej ari ose argjendi sikurse në iPhone 6. The Gold-East MS937 mund të duket si iPhone 6, por ky version i telefonit më të famshëm në botë është jashtëzakonisht më i lirë, përkatësisht i njëjti mund të blihet për 115 dollarë.

Por gjithsesi se as çmimi i lirë i këtij modeli nuk i jep kuptim performancave harduerike dhe përvojës së dobët që e ofron ky model. Madje, në listën e specifikave të këtij modeli nuk përfshihet as rrjeti 4G, edhe pse ky model synon ta imitojë iPhone 6.

Më herët, edhe markat si Lenovo dhe Huawei kanë bërë modele të telefonave në Android që i ngjajnë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. (Telegrafi)