Manchester Unitedi dhe Liverpooli u ndanë me një barazim 1-1 në derbin e javës së 21-të në Ligën Premier.
Por, para ndeshjes Mirror i kushtoi një lajm ‘kopjes’ së Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte duke e pritur atë të shtunën mbrëma jashtë hotelit Lowry.
Kopja besohet se është shqiptari, Ahmet Murina, i cili në një intervistë për Telegrafin në vitin 2016, kishte zbuluar se shumë qytetarë e ndalojnë atë për fotografi.
Ëndrra e tij ishte që një ditë ta takojë Ibran, por se a ia ka arritur, kjo mbetet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/