Site icon Telegrafi

Kopja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dërgohet në bibliotekën e Kongresit në Amerikë

Një kopje e deklaratës së pavarësisë së Kosovës tashmë gjendet në bibliotekën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kopjen e deklaratës e kanë dorëzuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli të cilët aktualisht gjenden në këtë shtet ku do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Në bibliotekën e Kongresit në SHBA dorëzuam kopjen e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Dokumenti kryesor i shtetësisë së Kosovës tani do të ruhet edhe në këtë institucion dinjitoz të aleatit kryesor të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version