Site icon Telegrafi

Koordinohen për mbrojtjen e pyjeve

Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve mes Policisë Kufitare dhe rojeve të pyllit për mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë, është mbajtur një takim në mes drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR), drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, komandantit të Policisë Kufitare në rajonin e komunës së Podujevës dhe rojeve të pyllit

Në takimin e mbajtur në ambientet e Komunës së Podujevës, të organizuar nga drejtori i DBPZHR, Vezir Januzi dhe drejtori i Inspeksionit, Hamdi Jaha, e ku mori pjesë edhe komandanti i Policisë Kufitare në rajonin e komunës së Podujevës, majori Ilmi Mehmeti, është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit në mes policisë kufitare dhe rojeve të pyjeve për parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve përgjatë brezit kufitar.

Në takim u tha se policia dhe rojet e pyllit, krahas parandalimit të prerjes së pyjeve brenda kufirit, duhet të koordinojnë aktivitetet edhe në parandalimin e futjes së druve të prera jashtë kufirit dhe të mos bëjnë legalizimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version