Site icon Telegrafi

Koordinim për vazhdimësi të seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot në mesditë duhet të mbahet takim koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare në të cilin duhet të konfirmohet propozimi për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve si parakusht për caktim të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi të premten kryesuesi me Seancën konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare, Trajko Velkanoski, takimi është caktuar në pajtueshmëri me konsultimet me përfaqësues të autorizuar të partive parlamentare, e me iniciativë të dorëzuar nga LSDM-ja, e mbështetur me nënshkrimet e 67 deputetëve për vazhdim të Seancës, njofton AIM.

Seanca konstituive e Kuvendi u mbajt më 30 dhjetor, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse. /Telegrafi/

Exit mobile version