Site icon Telegrafi

Koordinatori për rininë takim të përbashkët me​ të gjithë liderët e Luginës së Preshevës

Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, organizoi një takim me të gjithë përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës në Luginën e Preshevës.

Në këtë takim u bisedua gjatë për rëndësinë e bashkëpunimit pa dallime partiake, për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe me theks të veçantë lidhur me Programin Nacional për Rininë.

Hoti sqaroi qëllimin dhe objektivat e Programit Nacional për Rininë.

“Ky Program kontribuon posaçërisht në zhvillimin e dijes, shkathtësive në sport dhe në kreativitet kulturor e mendim kritik tek nxënësit pa dallim”, tha Hoti.

Në anën tjetër, të pranishmit biseduan për rëndësinë e takimeve të tilla ku mund të diskutohet hapur dhe në mënyrë konstruktive.

Ata e cilësuan këtë takim si një nismë shumë të qëlluar dhe mjaft domethënëse për të ardhmen e Luginës dhe në veçanti të nxënësve të kësaj ane.

Exit mobile version