Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së dhe koalicionit Tomisllav Tuntev dha dorëheqje ndërsa e njëjta do të konstatohet në seancën e nesërme në Kuvend.
Tuntev, sipas “24 vesti” do të marrë pozicion në Agjencinë për Fluturime Civile ndërsa në vendin e tij në karrigen e Kuvendit duhet të ulet Rubin Zemon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koordinatori i ri i LSDM-së ende nuk dihet, edhe pse jozyrtarisht përmendet emri i deputetit Hari Llokvenec por edhe zëvendësi aktual i Tuntevit, Jovan Mitrovski.
Përveç Mitrovskit, zëvendësues i dytë i LSDM-së është deputetja Sonja Mirakovska./Telegrafi/