Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri, si dhe zëvendësministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, kanë vizituar sot Prekazin.
Sipas njoftimit për media, ata, së bashku me ekipet e tyre vizituan kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, ku në nderim të flijimit të të rënëve bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve.
Në njoftim thuhet se pas nderimit të të rënëve në Prekaz, Koordinatori Hoti dhe zëvendësministrat vizituan shtëpinë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ku bënë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve të Krushës së Madhe, aty ku qindra shqiptarë të këtij fshati kishin rënë gjatë luftës, si dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe ende nuk iu dihet fati./Telegrafi/