Telegrafi

Konzorciumi grek MIG kandidat për pronar të ri të Olimpik Airlines

Paralajmërimi prej MIG vjen pas zbardhjen e planeve të Qeverisë në Athinë për shitjen e "Olimpikut" investitorëve grekë, pasi dështoi tenderi ndërkombëtar për privatizimin e aviokompanisë.

Minstri grek për Zhvillim Kostis Haxidakis deklaroi se Qeveria seriozisht do ta shqyrtojë ofertën e MIG-ut.

Gazeta athinase "Etnos" dje publikoi se Qeveria në Athinë ka dërguar thirrje deri tek biznesmenët grekë të inkuadrohen në privatizimin e "Olimpikut", i cili për shkak të shitjes më të lehtë është ndarë në tre kompani – njëra që e përfshin flotën ajrore dhe personelin fluturues, e dyta në të cilën hyn personeli tokësor dhe e treta, të cilës i takon shërbimi teknik.

Tentimi paraprak për shitje të "Olimpik"-ut, dështoi muajin e kaluar pasi dy faktorët kryesorë për pronarë të ardhshëm të aviotransportuesit grek – "Katar Airvays" dhe "Iberija" në moment të fundit u dorëzuan nga pjesëmarrja në tenderin ndërkombëtar, edhe pse Qeveria e uli çmimin e aviokompanisë nën njëqind milionë euro.

Tenderi është zhvleftësua pasi në të janë paraqitur vetëm disa investitorë më të vegjël. "Atens Airvays/Skay 1" për flotën e "Olimpikut" ka ofruar më së shumti edhe atë 24,5 milionë euro, për kompaninë e personelit tokësor janë ofruar 33 milionë euro, ndërsa për shërbimin teknik oferta e vetme prej 15 milionë euro ka qenë ajo e "Svisportit".

Pas mossuksesit të këtij tenderi Qeveria greke kërkoi nga Komisioni Evropian të miratojë procedurë të re për shitjen en "Olimpik"-ut, sipas modelit për shpëtimin e aviotransportuesit italian "Alitalia", për të cilin janë siguruar investime nga kompanitë vendore.

"Italianët patën sukses, pse të mos kemi sukses edhe ne", deklaroi një përfaqësues anonim i Ministrisë greke të Zhvillimit.

"Olimpik Airlines", borxhi i të cilit arrin 2,7 miliardë euro, posedon 37 aeroplanë, me të cilat mban fluturime në 36 linja vendore dhe 37 linja ndërkombëtare. Gjatë vitit 2007 "Olimpik" ka transportuar 6,2 milionë udhëtarë.