Telegrafi

Konzola të cilës nuk mund t’i bëni ballë – PlayStation 2 handheld

GingerOfOzz, “mjeku i konzolave”, ka prezantuar konzolën që e ka shndërruar në “handheld”.

PlayStation 2, konzola më e mirë e të gjitha kohërave sipas shumë adhuruesve të video-lojërave, ka prezantuar handheldin që rikujton në Nintendo Switch duke bërë diçka që ia vlen të shpenzohet, transmeton Telegrafi.

Për këtë çështje ka punuar dy muaj dhe ka sjell diçka spektakolare për adhuruesit e lojërave të vjetra për PS2, dhe të gjithë “gejmerët” që kanë nostalgji për kohërat e vjetra.

Natyrisht, butonat janë të njëjtë sikurse në “joystick” për PS2, e pajisjen e ka quajtur PS2 Eclipse.

Ekrani prej 5 inçëve funksionin me rezolucion prej 480p dhe me bateria që kanë jetëgjatësi prej dy orë e gjysmë.

Në të mund të ketë 4.000 lojërave, e është interesant që funksionon sa i përket anës harduerike sikurse PS2. /Telegrafi/