Telegrafi

Konyaspori u “falet” shqiptarëve: Cikalleshi, Çekiçi e Bytyqi shënojnë ndaj Goztepes

Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi e kishin fjalën e kryesore për duelin që Konyaspor e zhvilloi ndaj Goztepes në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Turiqsë.

Ishte minuta e gjashtë e takimit, kur Cillakeshi pranoi një asistim nga Ulgun, për të shënuar për 1-0.

Radha më pas ioshte për Çekiçin, që realizoi për 2-0 në minutën e 28-të, duke krijuar një komoditet për pushimin mes pjesëve.

Më pas në listën e realiztaorëve u fut edhe Bytyqi (76’), që shënoi një gol të bukur, për rezultatin final 3-0.

Nga këto tre gola të lojtarëve shqiptarë, Konyaspori mori tre pikë, për t’u ngritur në renditje.

Pas javës së 31-të, Konyasporit gjendet në vendin e dytë me 58 pikë, 12 më pak se lideri, Trabzonspor. /Telegrafi/