Telegrafi

Konyaspor fiton fal golit të Çekiçit në kohën shtesë, mbetet në vendin e dytë në Superligën e Turqisë

Konyaspor ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Antalyaspor me golin e fitores që e realizoi mesfushori shqiptar Endri Çekiçi në minutat shtesë.

Lojtari i kombëtares shqiptare goditi menjëherë me të djathtën dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90+2’.

Festë e madhe për 25-vjeçarin nga Pogradeci, i cili u fut në fushë nga trajneri i Konyaspor në minutën e 80-të.

Ky ishte goli i katërt për Çekiçin në elitën e futbollit turk.

Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi e filluan takimin si titullarë për ekipin vendas, teksa të dy u zëvendësuan në minutën e 71-të.

Konyaspor konfirmohet në vend të dytë, me 9 pikë më pak se Trabzonspori kryesues. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore