Site icon Telegrafi

Konvertohet në myslimane këngëtarja e njohur Sinead O’Connor

Tashmë ajo ka një emër të ri i cili është Shuhada Davitt.

Fjala është për këngëtaren e njohur Sinead O’Connor , e cila së fundmi vendosi të konvertohet në islam.

Këtë lajmërim, ajo e bëri përmes një statusi të publikuar në Twitter, ku thoshte se nuk është më katolike.

“Unë do të doja me krenari të ju njoftoj se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës të çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të kem një emër të ri. Do të jetë Shuhada”, ka shkruar ajo në Twitter.

Tutje, ajo ka publikuar edhe një video, ku shihet duke mësuar Ezanin.

“Kjo është përpjekja e ime e parë në thirrjen për namaz. Disa fjalë ende i them gabimisht, pasi ndikohem nga emocionet”, tregon Sinead O’Connor, tashmë Shuhada.

E njëjta këngëtare vitin e kaluar ka qenë në trajtim psikik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VJ0RdoiSZgk

Exit mobile version