Site icon Telegrafi

Konvertohet në mashkull vajza e Joliet e Pittit!?

Dikur një nga çiftet më të bukura dhe lumtura të Hollywoodit - sot ska mbetur asgjë prej asaj kohe.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë për shumë vite një nga dyshet më të adhuruara të showbizit të huaj.

Pak kohë më parë ata u shkurorëzuan duke i thyer zemrën shumë fansave. Nga martesa e tyre ata kanë 6 fëmijë, 3 të adoptuar dhe 3 biologjik.

Shiloh Pitt është njëra prej vajzave biologjike të dyshes. 11-vjeçarja ka shoqëruar shpesh prindërit në tapetin e kuq, dalje publike, dhe ka dalë vazhdimisht në foto familjare të familjes Jolie-Pitt të publikuara nga paparacët.

Ajo që ka rënë në sy prej kohësh ka qenë stili i Shiloh, flokë të shkurtër, veshje djemsh dhe stil mashkullor, të cilën aktorja Angelina Jolie e ka shpjeguar si një dëshirë të së për t’i ngjarë vëllezërve.

Por, sipas mediave të huaja, Shiloh ka dashur gjithmonë ta thërrasin John dhe ka filluar me aprovimin e prindërve trajtimet hormanale për të ndryshuar gjini dhe frenuar zhvillimin si femër, faza e parë kjo e atyre që kryejnë ndërhyrje për ndryshimin fizik të gjinisë. /Telegrafi/

Exit mobile version