Telegrafi

‘Konvertohet’ emisioni i Labit në “1 kafe prej shtëpisë”, tashmë me dy prezantues të tjerë (Video)

Ditë më parë moderatori i njohur Labinot Gashi bëri deklaratën e madhe për tërheqjen e tij nga televizioni, duke treguar se tani do të fillojë të punojë në Gjermani.

Shumë ndjekës të rregullt të programit u zhgënjyen me këtë lajm, gjersa të gjithë shtronin të njëjtën pyetje: çfarë do të ndodh me emisionin “1 kafe me Labin”?

Në fakt emisioni do të vazhdojë të transmetohet sërish të dielave me të njëjtin koncept, por me një tjetër emër.

Lexo po ashtu Befason Labi me deklaratën e tij emocionuese pas largimit nga televizioni

“1 kafe prej shpisë” është emri me të cilin është ‘konvertuar’ emisioni i vjetër, teksa prezantues të tij do të jenë Blerona Zeqiri dhe Visar Kalludra, ish-asistentët e Labit në emisionin e tij.

Edicioni i parë i këtij emisioni është dhënë dje (e dielë) në orarin e tij të zakonshëm, ndërsa i ftuari i parë ka qenë këngëtari Sinan Vllasaliu.

Mbetet të shihet se sa do të pëlqehet emisioni i ri tashmë “1 kafe prej shpisë”. /Telegrafi/