Site icon Telegrafi

Konvertohet dhe radikalizohet ortodoksi nga Korça: Doja të mbysja babanë! (Video)

Shkatërrimi i disa veprave të artit në parkun “Rinia” në Korçë gati një vit më parë, ka dyshime të jetë kryer nga disa radikalistë, të cilët kanë dashur të imitojnë sulmet e ISIS-it.

Këto janë dyshimet e Prokurorisë pas arrestimit të 28-vjeçit Petrika Çeço që mbahet në regjistrat e Policisë si radikalist.

“Tentova ta mbys tim atë pas konflikteve në familje për shkak të konvertimit tim nga besimtar ortodoks në besimtar mysliman”, ka rrëfyer 28-vjeçi, i cili do të hetohet për këtë ngjarje nga Krimet e Rënda, raporton Top Channel. “Desha ta vras, pasi dyshoja se im atë informonte Shërbimet Sekrete në Shqipëri kundër meje”.

Prokurorët po verifikojnë të kaluarën e 28-vjeçarit, nga ku rezulton se Çeço gjatë kohës që ndodhej në Kanada me studime, është konvertuar në besimtar mysliman i rrymës selafite.

Duke qenë se nuk i ka ndjekur studimet rregullisht, ai është kthyer prej andej dhe më pas ka emigruar në Danimarkë prej nga ku është deportuar në Shqipëri në 8 dhjetor 2014.

Prokurorët thonë se ky shtet rezulton t’i ketë ndaluar hyrjen për gjashtë vjet për shkak të implikimit të tij në një vjedhje.

https://youtu.be/FBxcqWs_ozM

Exit mobile version