Site icon Telegrafi

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara kërkohet të jetë pjesë e Kushtetutës

Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara tashmë është në Gjykatë Kushtetuese.

Ai në takim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ka thënë se Kuvendi e ka dërguar këtë konventë në Kushtetuese jo për kontestim, por që konventa të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

“Duhet të ketë më shumë, për profile të ndryshme. Ministria e ka shtuar numrin e asistentëve, vetëm 12 për qind e fëmijëve janë të përfshirë në arsim por çka me 80 për qind që janë jashtë procesit arsimor, institucionet me ta duhet të merren. Çështja e konventës ka shkuar në qeveri, qeveria në kuvend, kuvendi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një ndër konventat më të rëndësishme, e rregullon terminologjinë. Është një dritë për gjithë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.

Maliqi ka shuar se nuk po zbatohet ligji për punësim të personave me aftësi të kufizuara sipas kuotës. /kp/

Exit mobile version