Telegrafi

Konventa e Partisë së Lirisë, Meta: Pas këtij forumi do të kemi një parti tjetër, Kryemadhin s’e kam larguar

Foto: Arkiv

Ilir Meta u shpreh se pas Konventës së kësaj të shtune, Partia e Lirisë do të jetë një tjetër parti. Ai tha se nuk e ka përjashtuar Monika Kryemadhin, pasi sipas tij ajo është deputete, ka 20 mijë vota, madje më shumë se Luçiano Boçi, tha ai.

“Kryemadhi po largohet me keqardhje? Kush e ka gënjyer Monikën, si largohet Monika?! Monika është deputete dhe mund të zgjidhet sa herë që dëshiron. Unë besoj se i ka mbi 20 mijë vota, dyfishin e atyre që ka Luciano Boci.

Do i japim fund nepotizmit sepse ai e solli në atë situatë që ndihmoi mafien që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është konventë kundër Monikës, por 5 prioritetet. Ka punë për të tërë por nuk ka profesionistë thotë ai torollaku, i mori vulën doktorit, do t’ja marrë edhe partisë së Lirisë ai. Jemi në këtë situatë sepse janë 500 lidhje nepotike në dogana dhe dogana.

Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizimin, pasi duke qenë kryetare e partisë dhe deputete sot dhe ndoshta nesër është automatikisht anëtare e komitetit drejtues. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Tani më dëgjoni meqë keni hallin e Monikës ju: nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Lexoni, çfarë i tha. Nuk ka lidhje me Kryemadhin” tha ai. /a2cnn/