Ka shumë mënyra për konturim të arrirë që nxjerr në pah tiparet tuaja më të mira, por nëse konturimet shumë drastike (si ai i motrave Kardashian) nuk janë ajo që ju përshtatet më tepër, atëherë ka edhe mënyra paksa më natyrale për shijet tuaja.
Një nga hilet është konturimi i hundës, por jo deri në atë pikë sa të duket shumë.
Filloni me një grim normal. Konturimi i hundë duhet të vazhdojë mbasi ju të keni aplikuar ato që përdorni zakonisht si pudër, korrigjues apo çdo gjë tjetër.
Hapi i parë: Dritëhijet
Për një hundë të përsosur duhet të filloni të ndriçoni, pra t’i jepni një ngjyrë më të hapur qendrës së hundës tuaj. Nuk duhet të përdorni një shkëlqyes apo efekt ‘xixash’, sepse do të keni një hundë që ndriçon në vend të një hunde të skalitur.
Përdorni një bazë që është një nuancë më e hapur se lëkura juaj. Filloni në urën e hundës tuaj dhe të aplikoni një vijë me korrigjues, e cila zbret poshtë, duke ndaluar para se të arrini në fund. Pastaj shtoni edhe një sasi shumë të vogël në majën e saj, për t’i dhënë hundës një përmirësim tjetër.
Hapi i dytë: Shpërndarja
Përdorni një sfungjer ose gishtat e unazës për të zbutur gradën e ndryshimit, shkruan. Fillimisht përhapni korrigjuesin në lëkurë dhe më vonë zhdukni vijat duke fërkuar cepat.
Hapi i tretë: Hijezoni
Për të konturuar hundën, Anderson preferon të përdorë pudër kremoze, sepse efekti është paksa më natyral. Duke përdorur një furçë të vogël (siguroheni të jetë e pastër) shpërndani edhe mbetjet më të vogla të pudrës, duke filluar nga këndi i brendshëm i syrit, hijezoni drejt fundit të hundës.
Më pas vazhdoni me anët e saj. Përzieni të dyja anët përpara se të vendosni të shtoni apo të hiqni ndonjë pigment.
Mbaroi!
Bëni një përzierje të fundit me furçë, sfungjer apo gishta për tu siguruar që dritëhija dhe konturimi duken sa më natyrale të mundshme.
/Telegrafi/