Site icon Telegrafi

Kontrolluesi DualSense i Sonyt mund të përdoret edhe për lojërat në Apple

Sony ka njoftuar se kontrollori i ri, DualShock i PlayStation 5 mund të përdoret në çdo pajisje Apple që përdor sistemin më të fundit operativ.

Sony i ka lejuar lojtarët të përdorin DualShock në të gjitha pajisjet Apple, duke përfshirë iPhone, iPad, iPod touch, Apple TV dhe Mac që ekzekutojnë macOS Big Sur 11.3 dhe të luajnë lojëra të përputhshme.

Yahoofinance e ka testuar këtë veçori në kombinim me iPhone 12 mini dhe iPad Pro, dhe ajo që është e keqe është fakti që nuk ka asnjë reagim haptik, gjë që e bën ndjenjën paksa të çuditshme.

Sa herë që dëshironi të ndryshoni pajisjen që po përdorni, do të duhet të çiftëzoni manualisht përsëri kontrolluesin DualSense.

Mikrofoni i integruar, foleja e kufjeve dhe altoparlanti gjithashtu nuk funksionojnë. Cilësia e transmetimit varet nga interneti pa tel në shtëpinë tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version