Site icon Telegrafi

Kontrollorët e trafikut ajror pritet ta kenë statusin e veçantë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka pritur në takim sindikalistët e kontrollit ajror bashkë me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini.

Lekaj dëgjoi kërkesat dhe ankesat e këtij shërbimi, pas miratimit të Ligjit për Pagat dhe shprehi gatishmërinë për tu dhënë atyre statusin meritor të njëjtë me kontrollet ajrore në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke u mbështetur në shërbimin e rëndësishëm të kontrollorëve ajrorë që ka ndikim në sigurinë kombëtare, Lekaj premtoi që do të shtyjë përpara amandamentimin e ligjit dhe dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version