Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajrorë (SINKON), e ka ndërprerë grevën për ndertë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ata ishin në grevë për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave.
Kryetari i kësaj sindikate Artan Hasani, e ka konfirmuar për Telegrafin se e kanë ndërprerë përkohësisht grevën.
“Po greva e kontrollorëve të trafikut ajror është është pezulluar përkohësisht. Arsye është Festa e Pavarësisë dhe që shumë bashkatdhetarë nga diaspora vijnë në Kosovë për ta festuar 11 vjetorin e Pavarësisë. Pra greva është pezulluar deri të premten e ardhshme”, tha Hasani.
Ai ka thënë se kreva do të vazhdojë pas përfundimit të festës për festimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Greva është pezulluar për një javë, por greva 12 orëshe do të vazhdojë nga 22,23 dhe 24 shkurt”, tha Hasani.
Ndryshe greva kontrollorëve ajror kishte filluar më 13 shkurt për shkak të pakënaqësive me Ligjin e pagave ku pakat e 22 kontrollorëve të trafikut ajrorë do të ulej. /Telegrafi/