Telegrafi

Kontrolloni sheqerin para se të vozitni

Sipas këshillimit të publikuar në revistën Diabetes Journal, ekspertët iu rekomandojnë diabetikëve që kur të fillojnë udhëtime të gjata të pushojnë më shpesh, dhe pranë vetes të mbajnë tableta të dekstrozës ose një shishe të mbushur me lëng të ëmbël të gazuar, në rast se vërejnë simptomat e hipoglikemisë (rënies së nivelit të sheqerit në gjak).

Në rast se hetojnë shenjat e para të hipoglikemisë, diabetikët domosdo duhet të ndërpresin vozitjen, të ngritin nivelin e sheqerit dhe ta kontrollojnë atë, dhe vetëm atëherë mund të vazhdojnë. /Telegrafi/