Kontrollimi i rregullt i lythit është i rëndësishëm, sepse mund të shpëtojë jetën tuaj
Ju mund t’i kontrolloni vetë lythat sipas kritereve ABCDE, ndërsa ata ku nuk mund t’i kontrolloni vetë le t’i kontrollojë dikush tjetër.
Për ta ruajtur shëndetin tuaj, është e rëndësishme t’i kontrolloni lythat rregullisht, transmeton Telegrafi.
Shumica e karcinomave të lëkurës mund të parandalohen në kohë ose të paktën të shërohen më shpejt.
Kontrollimi bazë është i lehtë me teknikën e ekzaminimit ABCDE. Kjo do të thotë në lythat duhet të kontrollohen:
A – asimetria
Kur shikoni lythin, imagjinoni që keni tërhequr një vijë vertikale përgjatë tij në mes. Nëse gjysmat janë simetrike, gjithçka është mirë.
B – kufiri ose skajet
Në lythat beninjë, skajet janë të lëmuara, ndërsa në melanoma ato janë të pabarabarta dhe të dhëmbëzuara.
C – ngjyra
Përndryshe lythat kanë një ngjyrë të vetme, uniforme. Në një lyth malinj, mund të ketë disa nuanca të së njëjtës ngjyrë dhe disa ngjyra të ndryshme – të kuqe, të kaltër dhe të bardhë.
D – diametri
Lythat më të mëdhenj nuk nënkuptojnë domosdo ndryshime të sëmura, por lythat malinje janë zakonisht më të mëdhenj se 6 mm.
E – evolucioni ose zhvillimi
Lythat e shëndetshëm zakonisht nuk ndryshojnë në asgjë, në ngjyrë, formë apo madhësi. Ata nuk duhet të shkaktojnë kruajtje, gjakrrjedhje ose dregëza.
/Telegrafi/