Pasi doli një natë për të shijuar një vakt për ditëlindjen e një mikeje, Sheridan Ellis u hutua kur gjeti diçka në çantën e saj që nuk duhej të ishte aty.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo po shikonte në çantën e saj para se të mbërrinte në shtëpi dhe ndeshi në një pllakë çelësash ’tile’, aso lloji që përdor Bluetooth-in për të gjurmuar çelësat tuaj në rast se i keni humbur.
Pllaka nuk ishte e saj dhe ajo nuk ishte e sigurt se nga kishte ardhur.
Duke menduar shpejt, ajo e hoqi baterinë nga pajisja për ta ndaluar atë të mos gjurmonte vendndodhjen e saj, por e gjithë situata ishte ende e çuditshme.
Sheridan, një artiste që jeton në Teksas, SHBA, vendosi të ndajë historinë e saj në një video në TikTok, teska rrëfen ajo këshillon që njerëzit “t’i kontrollojnë çantat”. /Telegrafi/
@sheridanellisCheck your purses …? ##fyp ##psa ##forwhatitsworth ##safety