Telegrafi

Kontrolloi gjendjen financiare në llogarinë e tij, mësoi se i kishte afro 200 milionë euro – ky gëzim i zgjati vetëm dy orë irlandezit

Irlandezi Kevin Conway u shokua kur kontrolloi llogarinë e tij bankare. Në vend të 200 eurove, sa kishte menduar se i ka – atij iu shfaq shifra prej 197.245.088 euro, transmeton Telegrafi.

Për t’u siguruar se nuk e po i sheh gabim numrat, hapi disa herë aplikacionin – por i shfaqeshin numrat e njëjtë, transmeton Telegrafi.

“Kur së fundmi kontrollova përmes aplikacionit gjendjen financiare, ishin 197 milionë euro. Por kjo shumë befasisht u zhduk. Nuk e dija çfarë të bëjë. Kapa kokën dhe për dy orë isha më i pasur për 200 milionë euro”, tha Conway.

Për fat të keq, doli se bëhet fjalë për një gabim. Kevin nuk ka mundur ta tërheq këtë shumë të parave. Zëdhënësi i kompanisë që është në pronësi aplikacioni bankar për telefonat të mençur, ka theksuar se ky gabim ishte përmirësuar shpejt.

Sipas Kevinit, kur pyeti agjentin për mbështetje të klientëve se çfarë kishte ndodhur – ai me një dozë humori i tha se do të dëshironte që ajo shumë e parave t’i përkiste atij.

“Do të doja të ishte ashtu. Edhe unë, edhe ti do të ishim të pasur”, shtoi me humor agjentja. /Telegrafi/