Site icon Telegrafi

Kontrollohen argjendari në Prishtinë për shmangie nga pagesa e tarifave doganore

Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar pas hetimeve disa mujore më 25.01.2018 ka ndërmarrë një operacion  ku janë bastisur katër lokacione të ndryshme në rajonin  e Prishtinës.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar katër argjendari dhe një veture e dy të dyshuarve meshkuj shqiptare shtetas të Maqedonisë, që dyshohen për kontrabandim me mallra me metale të çmuara (ari  dhe argjend) dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Gjatë kontrollit  janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: një veturë, një sasi ari dhe argjendi, dy pistoleta me karikatorë dhe 97 fishekë, dy peshore për matjen e arit, tre telefona mobilë si dhe dokumentacion të ndryshëm që ndërlidhen me rastin.

Dy të dyshuarit shqiptarë me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version