Site icon Telegrafi

Kontrollohen 101 vetura, shtatë konfiskohen

Ky operacion kishte për qëllim kërkimin e veturave të vjedhura të falsifikuara, por edhe atyre që nuk i kanë plotësuar obligimet ligjore ndaj shtetit të Kosovës.

Operacioni është ndërmarrë në tri qytetet e mëdha të Kosovës.

Më datën 09.09.2011 operacioni është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, më 10.09.2011 operacioni ka vazhduar në rajonin Pejës dhe më 12.09.2011 operacioni është zhvilluar në rajonin Prishtinës

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 101 vetura të ndryshme, prej tyre janë konfiskuar shtatë vetura. Ndërkaq, katër vetura janë dërguar në dogana të Kosovës për procedura të mëtejme.

Tri vetura janë të dyshuara si të falsifikuara dhe hetimet rajonale përkatëse do të merren me procedim gjyqësor. Gjithashtu gjatë këtij operacioni është konfiskuar edhe një armë automatike e tipit AK 47 dhe 13 fishekë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version