Procedura që zgjatë 15 sekonda, kërkon një kamerë e cila bënë skanimin e fytyrës.
Të dhënat e marra nga kamera, do të kontrollohen nga mjekët, të cilët përmes ndryshimit të ngjyrës së fytyrës do të tregojnë nëse personi në fjalë ka çrregullime në rrahjet e zemrës.
Aplikacioni në të cilin po punohet, mund të tregoj nëse ka probleme në rrjedhën e gjakut nëpër vena, që shkaktohet nga rrahjet e çrregulluara të zemrës.
Sipas krijuesve të këtij sistemi teknologjik të kontrollit, pretendohet të bëhen shikime të përditshme për njerëzit që kanë probleme me zemër.
Ndryshimet në ngjyrën e fytyrës, nuk mund të shihen m sy të lirë, por ky aplikacion do të vërejë ndryshimet dhe të ndihmoj në alarmimin për ndonjë ndryshim në rrahjet e zemrës./Telegrafi/