Telegrafi

Kontrolli i brendshëm i MPB do ta hetojë rastin për nusen e cila ka qëlluar me armë policore

Sektori për kontroll të brendshëm do ta hetojë rastin me sekretaren e shefit të policisë në uniformë të SPB Manastirit, për të cilën sot LSDM ka akuzuar se ka qëlluar me pushkë në dasmën e saj, ka deklaruar për Meta, zëdhënësja e policisë së Manastirit, Sanja Stamatova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Para një kohe të caktuar e pamë fotografinë dhe rastin e ka ndërmarrë kontrolli i brendshëm. Ata do të vendosin se si do të procedohet më tej“, ka deklaruar Stamatova.

Përndryshe Darko Kaevski, nënkryetari i Rinisë së LSDM (RSDM) sot publikoi fotografi të nuses me pushkë automatike, për të cilën pohon se i takon arsenalit të policisë.

Nusja, Marija Ristova Kaleshovska para një periudhe të caktuar është emëruar për sekretare të policisë në uniformë të SPB Manastirit./Telegrafi/

Po ashtu lexo: https://telegrafi.com/nusja-maqedonase-qe-festoi-dasmen-krisma-pushke-videofoto/