Site icon Telegrafi

Kontrollet sistematike nxjerrin në pah probleme trupore te nxënësit në Maqedoni

Students in an exam

Skolioza, Kifoza dhe shputat e rafshëta janë deformimet më të shpeshta tek fëmijët e moshës gjashtë deri nëntë vjeçare në Maqedoni.

Këto të dhëna dalin nga kontrollet sistematike të 75 fëmijëve, të kryera në Shtip, nga klubi i futbollit “Gallos”.

Shifrat përputhen me statistikat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), për kontrollin e nxënësve dhe studentëve, në periudhën 2016-2017 në Maqedoni, kur janë kontrolluar 102.755 persona.

Sipas kontrolleve, deformimet, moskujdesi për trupin dhe kequshqyerja janë gjetjet patologjike më të shumta të vërtetuara te nxënësit e shkollave të mesme.

Te 11.013 nxënës (18.1%) janë hasur shtrembërime në boshtin kurrizot dhe në kafazin e kraharorit. Te 10.888 nxënës (17,9%) është evidentuar moskujdes ndaj trupit. Probleme me shputat është hasur te 9.809 nxënës (16,2%).

Te 2.388 nxënës (3,9%) është hasur zhvillim i dobët i trupit. /Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version