Telegrafi

Kontrollet e rregullta dhe ushqimi i duhur

Kortikosteroidet shkaktojnë efekte të dëmshme anësore vetëm nëse merren për një periudhë të gjatë kohore. Në rastet e mjekimit të ndonjë gjendjeje e cila zgjat disa ditë, mund të paraqitet djegësi në lukth dhe pagjumësi kalimtare- efekte të cilat mund të mbahen nën kontroll.

Mjekimi i cili zgjat më shumë se një muaj, mund të shkaktojë paraqitjen e efekteve anësore më të rënda. Lista e këtyre efekteve anësore është më e gjatë, megjithatë nuk duhet krijuar panik- paraqitja dhe intensiteti i këtyre efekteve anësore është i ndryshëm te të sëmurët e ndryshëm, dhe shfaqja e tyre pjesërisht mund të pengohet.

Kështu që, nuk ka arsye që të shmanget përdorimi i këtyre barnave në rastet kur ato janë të domosdoshëm. Është me rëndësi që ato të merren nën mbikëqyrje mjekësore dhe pacienti t’i përmbahet udhëzimit për ushqim.

Veç kësaj, vitet e fundit në mënyrë shumë të suksesshme bëhet mjekimi lokal me kortikosteroide. Falë kësaj, mund të zvogëlohet doza e tabletave dhe në këtë mënyrë reduktohet edhe numri i efekteve anësore. /Telegrafi/